Normalitet apo dobësim i Covid-19? “Të sëmurët kronikë nuk shkuan në punë, por pushimet s’i ndalën”

TË FUNDIT

Filipçe: Kthehen në punë infermieret të cilat u angazhuan në kohë të caktuar

Prej nesër, 40 infermiere kthehen në punë, paralajmëroi sot në profilin e tij në Fejsbuk ministri i...

BE-ja filloi procedurë për kthimin në qarkullim të aeroplanëve Boing 737 Maks

Rregullatori evropian filloi proces për dhënien e licencës për kthimin në qarkullim të aeroplanëve Boing 737 Maks,...

Greqi, 2.135 raste të reja me Covid-19 dhe 101 viktima

Në 24 orët e fundit, në Greqi sërish është rritur numri i rasteve të vdekjes  nga Kovid-19,...

Austria planifikon të nisë vaksinimin për koronavirus

Austria planifikon të nisë fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në muajin janar, ka thënë Ministri i Shëndetësisë...

Pensilvania e konfirmoi fitoren e Bajdenit në zgjedhjet në SHBA

Pensilvania zyrtarisht e konfirmoi fitoren zgjedhore të demokratit Xho Bajden në shtet mbi Donald Trampin, një ditë...

Se cilët nga të sëmurët kronikë do të kthehen në punë do të varet nga specialistët që ndjekin gjendjen shëndetësore të të sëmurëve dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nuk e përcakton këtë. Nëse pacienti ka probleme me mushkëritë, se a duhet të kthehet ai në punë, do të vendosë pulmologu dhe jo Komisioni për Sëmundje ngjitëse. Komisioni ka propozuar rikthimin në punë të këtyre personave, sepse ka pasur mungesë të kuadrit. Vetëm në çerdhe, siç bënë të ditur drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Shkup, Aleksandër Stojanov, kanë munguar 263 persona. Por ka edhe arye tjetër.


“Për ne si epidemiolog dhe si punëtorë shëndetësore që sa më lehtë të ballafaqohemi me krizën është që të gjithë të qëdrojnë në shtëpi, por nuk rrijnë. Këtu kemi shumë raste ku njerëzit gjithçka bënë vetëm nuk shkuan në punë. Kanë shkuar në pushime vjetore, në kafene dhe restorante”, deklaroi Aleksandër Stojanov, Drejtor i QSHP – Shkup.

Rikthimi i të sëmurëve kronikë, hapja e shkollave dhe çerdheve, a do të thotë se shteti po hapet ndaj Kovid-19, se shkojmë drejt normalitetit apo se virusi po dobësohet? Stojanov me përgjigje.

 “Te ne ka tendencë të uljes, ky është fakt por nuk është e mjaftueshme që të jemi të çliruar komplet. Është fakt se në spitale ka më pak pranime, kjo do të thotë se raste më të rënda paraqiten më pak. Por nga ana tjetër, viktima ende kemi”, tha Aleksandër Stojanov, Drejtor i QSHP – Shkup.

Thotë se ajo çfarë po dallon nga periudhat paraprake është se tash më shumë sëmuren të rinjtë, kjo siç thotë për shkak se ata janë më aktiv. Thotë se shkon drejt të mirës, por jo ashtu siç do të donim. Se pse nuk pati rritje të rasteve edhe pse njerëzit nuk i ndalën pushimet, Stojanov këtë e bazon në atë se njerëzit ishin jashtë Shkupit.


“Shembull e keni Dellçevën. Dellçeva nuk kishte asnjë rast, tash në kokë banori ka më shumë të infektuar. Sepse nuk i kanë respektuar aspak masat. Ana e mirë ishte se njerëzit gjatë verës ishin jashtë Shkupit, nuk kanë qëndruar në ambiente të mbyllura. Tash vjen vjeshta dhe dimri dhe njerëzit do të qëndrojnë brenda”, u shpreh Drejtori i QSHP – Shkup, Aleksandër Stojanov.

Nuk tregon me vendosmëri se nëse do të kemi valë të re në vjeshtë, pasi siç thotë kjo varet se sa qytetarët do t’i respektojnë masat. Prandaj rekomandon që njerëzit edhe më tej të mbajnë maska, të ruajnë distancën dhe të dezinfektojnë duart shpesh pasi siç alarmon një armik shtesë i tërë kësaj situate do të jetë edhe gripi sezonal.

TË NGJAJSHME