Mercedes-Benz 500E mund të duket si një tjetër “sedani i vjetër, i mërzitshëm”, por kjo është larg nga e vërteta.
Mercedes-Benz 500E u zhvillua në bashkëpunim me Porsche si një version me performancë të lartë nga modeli W124.

Kjo makinë madje prodhohet në fabrikën e Porsche në Zuffenhausen dhe është e pajisur me një sërë pjesësh për performancë sportive.
Për të gjetë një kopjeje të ruajtur mirë, mund të jetë shumë e vështirë, por gjithsesi jo e pamundur.
Vetura në foto është një model 500E, e prodhuar në vitin 1992 dhe është regjistruar për herë të parë në Kaliforni përpara se të përfundonte në Virxhinia.

Tani me lokacion në Franklin, Tennessee, ka kaluar rreth 283,000 milje dhe shitet me dokumentacion dhe pajisje të plotë.

Mercedes-Benz 500E vihet në funksion nga një motor V8 atmosferik 5.0 litra, motor përforcuar i modelit SL R129. Ky motor zhvillon 322 kuaj fuqi dhe 480 Nm çift rrotullues, ndërsa posedon ndërrues të shpejtësive automatik, me katër marshe, përmes të cilit fuqia transmetohet në rrotat e pasme.
