Njihuni me urën 3D të Amsterdamit

TË FUNDIT

Në një kanal në Amsterdam egziston një urë tre dimensionale prej çeliku, e cila është e para në llojin e saj në të gjithë botën.

Ura e realizuar nëpërmjet teknologjisë 3D është instaluar mbi kanalin ”Oudezijds Achterburgëal” dhe shërben si një urë normale kalimi.

Mënyra se si ura 3D funksionon ka të bëjë me teknologjinë. E pozicionuar në një nga zonat më tërheqëse të kryeqytetin holandez, ajo është e mbushur me sensorë, gjë që bën të mundur monitorimin e saj në kohë reale nga inxhinierët. Ura e veçantë shërben edhe si atraksion turistik për kuriozët e apasionuar pas risive të arkitekturës dhe punimeve inxhinierike.

Për të realizuar urën, janë dashur 6 muaj punë intensive, ndërsa rezultati estetik është pëlqyer shumë.