Njihuni me plazhet më të mira në botë për vitin 2023

TË FUNDIT

Sipas renditjes së re të Tripadvisor, Baía do Sancho në Brazil është vija bregdetare më e mirë në botë për vitin 2023. Lista e plazheve u përpilua nga “Tripadvisor’s Travelers’ Choice Awards” dhe bazohet te miliona komente të udhëtarëve që i kanë vizituar këto vende, gjatë vitit 2022.

Ishujt Karaibe u ngjitën në vendin e dytë nga vendi i pestë ku renditeshin vitin e kaluar. Lista pasohet nga plazhi Broome në Australi, ku mund të shijohet një nga përvojat më të bukura: një udhëtim me deve gjatë perëndimit të diellit në vijën bregdetare të Oqeanit Indian. Nga kontinenti europian listohen tre plazhe – Reynisfjara në Vik, Islandë; Praia da Falésia në Olhos de Agua, Portugali, si dhe Spiaggia dei Conigli në Siçili. Rëra e bardhë e ujërat e cekëta të Siçilisë janë në kontrast të vërtetë me rërën e zezë, ujin e errët dhe formacionet mahnitëse të plazhit Reynisfjara, të cilat u shfaqën në serialin “Game of Thrones”.

Tripadvisor ka publikuar gjithashtu një listë të veçantë kushtuar plazheve të SHBA-së, ku Havai renditet në krye me tre plazhe dhe ndiqet nga Florida dhe Kalifornia.

Dhjetë plazhet më të mira në botë për vitin 2023, sipas Tripadvisor

  1. Baía do Sancho – Fernando de Noronha, Brazil
  2. Eagle – Aruba, Karaibe
  3. Cable – Broome, Australi
  4. Reynisfjara – Vik, Islandë
  5. Plazhi Grace Bay – Turks and Caicos, Karaibe
  6. Praia da Falésia – Olhos de Agua, Portugali
  7. Plazhi Radhanagar – Ishulli Havelock, Indi
  8. Spiaggia dei Conigli – Siçili, Itali
  9. Plazhi Varadero – Kubë, Karaibe
  10. Plazhi Ka’anapali – Maui, Havai