Njihuni me mesfushorin më të shtrenjtë në historinë e futbollit

TË FUNDIT

Chelsea arriti më në fund që të blinte nga Benfica mesfushorin Enzo Fernandez.

Operacioni i mbyll të martën, në ditën e fundit të merkatos dimërore, me një çmim stratosferik: 121 milionë euro.

Kështu, argjentinasi bëhet mesfushori më i shtrenjtë në historinë e futbollit (duke kaluar Paul Pogba), më i shtrenjti në historinë e Chelsea dhe më i shtrenjti në Angli, disa javë pasi u shpall kampion Bote me bardhekaltërit.

Kontrata e 22-vjeçarit me Chelsea do të zgjasë deri në vitin 2031.

Me këtë blerje, vetëm në merkaton e janarit, Chelsea ka investuar rreth 330 milionë euro. Mudryk (70+30 milionë euro), Benoît Badiashile (38M€), Noni Madueke (35M€), Malo Gusto (30M€, edhe pse do të qëndrojë te Lyon deri në fund të sezonit aktual), Andrey Santos (12,5M€), David Datro Fofana (12M€) dhe João Félix (11M€ huazim deri në fund të sezonit). Këtyre u shtohen edhe 280 milionë eurot që Chelsea investoi në merkaton e verës.