“Njëri nga të arrestuarit ka pasur kontakt çdo ditë me Mickoskin”, tha Spasovski për aksionin e pasaportave të rrejshme

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tregon se njëri nga të arrestuarit në aksionin për pasaportat e rrejshme ka pasur çdo ditë kontakt me kryetarin e opozitares VMRO-DPMNE. Këtë Spasovski e tregoi në emisionin “Utrinski brifing”.

 “Në adresimin tim publik të martën, i kërkova Prokurorisë  të hetojë të gjitha këto aktivitete. Nëse dilni ne publik si parti e opozitës me ndonjë akuzë, zbardhje të dokumenteve, provave, etj dhe këtë nuk e bëni te organi kompetent që është prokuroria Publike, kjo hapë shumë dilema të cilat i kam dhe unë. Kjo është arsyeja pse sistemi duhet të funksionojë, prandaj thashë që duhet të jepet një përgjigje. Megjithatë, kur kemi  parasysh se një nga të arrestuarit është në kontakt të ngushtë, të drejtpërdrejtë dhe të përditshëm me udhëheqësin e opozitës, atëherë lind një dilemë serioze se pse u bë kjo”, tha Ministri i Punëve të Brendshm, Oliver Spasovski.