Njëmbëdhjetë raste të reja me Kovid-19 në Mateç, një në Kumanovë, një pacient ka ndërruar jetë

TË FUNDIT

Qendra për shëndet publik Kumanovë në 24 orët e fundit ka regjistruar 12 të infektuar të rinj me Kovid-19, nga të cilët 11 janë nga fshati Mateç rajoni i Likovës, ndërsa një është nga Kumanova, informoi sot drejtori i Qendrës për shëndet publik Kumanovë, Arif Latifi.

Ai theksoi se një pacient i moshës 74 vjeçare nga Kumanova ka ndërruar jetë në Klinikën universitare për kardiokirurgji në Shkup.

Të infektuarit e rinj nga Mateçi janë nga klateri i njohur, familja më e gjerë, sqaroi mjeku Latifi dhe shtoi se mes tyre ka edhe katër fëmijë të moshës prej 10, 12, 15 dhe 17 vjeç, të gjithë asimptomatikë.

“Sot është kryer testim tek 20 persona nga komuna e Likovës dhe 30 persona nga komuna e Kumanovës. Testet janë bërë sipas ‘Termini im’ në pajtim me indikacionet epidemiologjike dhe testet kontrolluese”, shtoi Latifi.