Një viktimë nga gjuajtjet me armë në Gjermani

TË FUNDIT

Një 48-vjeçar u qëllua për vdekje mbrëmë në Offenbach, Hesse të Gjermanisë. Një tjetër burrë është plagosur rëndë, tha një zëdhënës i policisë.

Një person i armatosur hapi zjarr në qytetin gjermano -perëndimor të Offenbach, sipas policisë lokale.

Personi i armatosur qëlloi dy persona pak pas orës 20:00 dhe më pas u arratis, transmeton tv21.tv.

Një zëdhënës tha se të hënën herët në mëngjes se kërkimet për të dyshuarin janë duke vazhduar.

Sipas të dhënave fillestare, përveç dy viktimave dhe autorit, në incident nuk ka persona të tjerë të përfshirë, tha zëdhënësi.

Sfondi i të shtënave është “ende krejtësisht i paqartë”, shkroi policia.