Një shtetase e Kosovës humb jetën nga vërshimet në Gjermani

TË FUNDIT

Vanesa Koxha nga Kosova ka vdekur si pasojë e vërshimeve të fundit me të cilat u përball Gjermania.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur babai i saj, Emin Koxha, përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se vajza jonë, Vanesa Koxha, ndërroi jetë në vërshimin tragjik në Gjermani dhe varrimi bëhet këtu, në Gjermani”, ka shkruar ai.

Nga vërshimet e javës së fundit në Gjermani kanë humbur jetën mbi 160 persona./21Media

TË NGJAJSHME