Një aeroplan tajvanez ushtarak F-5E sot në mëngjes u rrëzua gjatë fluturimit trajnues, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.
Aeroplani u rrëzua në Oqeanin e Qetë, dy minuta pas fluturimit nga baza ajrore. Piloti edhe përkundër asaj që katapultoi, ndërroi jetë në spital.
Shkaku i fatkeqësisë ende nuk dihet, por Tajvani po përballet me flotë të vjetër ajrore. Aeroplani F-5E daton prej viteve të 70-ta të shekullit të kaluar dhe deri më tani disa herë ishte sanuar.
