Një person nga Maqedonia arrestohet në Han të Elezit, s’ulmoi fizikisht dy persona

TË FUNDIT

Në rrugën “Adem Jashari” në Han të Elezit, pati përleshje fizike ku një person po dyshohet se sulmoi dy të tjerë, për motive akoma të panjohura.

Viktimat, dy të rinj nga Prishtina, bazuar në informacionet e para, kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Si i dyshuar për rastin është një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”./Sinjali