Një person humbi jetën, katër janë lënduar pasi kanë dalë nga rruga me makinën në Bogdanc

TË FUNDIT

Një person humbi jetën, ndërsa katër të tjerë janë lënduar pasi me makinë kanë dalë nga rruga në rrugën “Marshall Tito” në Bogdanc.

“Në rrugën ‘Mardhall Tito’, dje rreth orës 4 një makinë ‘bmv’ me targa të Gjevgjelisë, e drejtuar nga V.S. (20) nga Bogdanci, ka dalë nga rruga”, kumtoi MPB-ja.

Në aksidentin shoferi V.S. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”-Shkup, ku ka ndërruar jetë. Bashkudhëtarët në automjet R.K. (19), Gj.Sh. (21), D.D. (21) dhe N.Sh. (20), të gjithë nga Bogdanci, kanë marrë lëndime trupore.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Strumicë