“Një numër i konsiderueshëm i të rinjve largohen nga shteti, duhet të bëjmë diçka” – thotë Despotovski

TË FUNDIT

Drejtori i Zonës Zhvillimore Industriale Teknologjike, Jovan Despotovski sonte në ClickPlus në TV21 porositi se është fakt që një numër i konsiderueshëm i të rinjve është duke u larguar nga Maqedonia e Veriut.

“Këtë mund ta konstatojmë dhe të diskutojmë për 3, 5 emisione, 5 vjet apo të bëjmë diçka në këtë temë”, tha Despotovski.

Sipas tij, një hapë është edhe rritja e standardit të jetës.

“Nuk them se vetëm paga është problem, megjithatë ejani të nisemi nga aty. E dini kur krahasojnë, kur thonë se punoj apo kam punuar për 12 mijë denarë. Është fakt, kemi pasur situata të tilla. Nuk është kjo kritikë për VMRO-në, nuk ka lidhje nëse ka qenë para 10 vjetësh ajo”, tha Despotovski.