“Një natë” që do të zgjas gjithë verën…

TË FUNDIT

Tashmë është finalizuar projekti i ri muzikor nga këngëtari Alban Skënderaj dhe reperi Capital T.

Artistët kanë publikuar një pjesë të videoklipit si dhe kanë zbuluar për ndjekësit në rrjetet sociale pak nga kënga e re.

Kënga e titulluar “Një natë” do të publikohet më 28 maj, në ora 17:00.

“‘Një natë’ që ka me zgjat gjithë verën”, kanë shkruar artistët në Instagram për projektin e tyre të ri.

Kujtojmë se në vitin 2013 ishte publikuar bashkëpunimi i parë mes Capital T dhe Alban Skënderaj.

Kënga e titulluar “Një Ëndërr”, numëron mbi 12 milionë klikime në Youtube./21Media