Zjarrfikësit arritën. Kishin marrë paraqitje për zjarr të ri në fshatin e Bogosllovc të Shën Nikollës. Në të po digjet barë i thatë dhe sipërfaqe pylli, megjithatë zjarri përfshiu edhe 4 shtëpi vikendi.
“Më ngadalë, mos u afroni shumë afër, era po frynë drejt nesh”.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellovski, pret që zjarri të shuhet deri në agim.
“Pres që deri në orët e hershme të mëngjesit ky zjarr të vihet nën kontroll, por për fat të keq në afërsi të këtij zjarri u paraqit edhe një zjarr i ri i cili po lëviz drejt fshatit Krividoll, Shtip”, tha Angellovski.
Në bisedë me banorët që kishin dalë si vullnetarë për të ndihmuar zjarrfikësit, u tha se zjarri është shkaktuar nga shkëndijat e telave të rrymës.
“Dëgjova dhe mendova se dikush po tërheq hekur, më vinte si zë hekuri kur tërhiqet zvarrë. Frynte shumë erë dhe shumë shpejtë filloi të shpërndahet. Edhe unë fillova ta shuaj zjarrin, erdhën edhe dy automjete”.
Duke treguar se janë djegur 4 shtëpiza, tha se mezi arriti të shpëtojë shtëpinë e vet.
“Shtëpinë time e shpëtova, për fat të mirë që kisha ujë oborr”.
Zjarri vazhdon të jetë aktiv edhe sot, ndërsa kishte rënë që dje pasdite, kur edhe filloi të përhapet në afërsi të fshatit Bogosllovec, me ç’rast u drejtua nga kodra e lartë dhe u lëshua në anën tjetër të territorit të Shtipit.
