Komuna e Çairit ka prezantuar “Vera Kulturore e Çairit 2026”, një program njëmujor me aktivitete kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese për të gjitha moshat, përcjell TV21. Nga 1 deri më 30 qershor, në Çarshi dhe në hapësira të ndryshme të komunës do të organizohen ngjarje të ndryshme me qëllim gjallërimin e jetës publike dhe promovimin e kulturës dhe traditës lokale.
“Komuna e Çairit prezanton “Vera Kulturore e Çairit 2026”, një program njëmujor me aktivitete kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese për të gjitha gjeneratat. Nga 1 deri më 30 qershor, Çarshia dhe hapësira të ndryshme në territorin e komunës do të shndërrohen në qendra të kulturës, traditës, muzikës dhe kreativitetit, përmes një serie aktivitetesh që synojnë gjallërimin e jetës publike dhe promovimin e vlerave kulturore. “Vera Kulturore e Çairit 2026” vjen si një manifestim që bashkon qytetarët dhe e kthen Çairin në një hapësirë takimi, festimi dhe përjetimi kulturor gjatë gjithë muajit qershor”, thonë nga komuna e Çairit.
