Një muaj karantinë, Greqisë i kushton rreth 3 miliardë euro

TË FUNDIT

Një muaj “mbyllje” (lockdown) kushton rreth tre miliardë euro, ndoshta edhe më shumë, tha zëdhënësi i qeverisë greke Hristos Tarandilis, duke shpjeguar se të gjitha vendimet e marra për të rihapur shitjen me pakicë të vendit do të bazohen në rekomandimet e Komisionit kompetent të epidemiologëve, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Greqia ka qenë në karantinë për më shumë se dy muaj, me përjashtim të periudhës para dhe gjatë kohës së festave kur sallonet e ondulimit, berberët, librari dhe qendrat e inspektimit të automjeteve dhe dyqaneve u hapën për dy javë vetëm për shërbimin e marrjes së porosisë të bërë paraprakisht, gjithçka tjetër është mbyllur që nga 7 nëntori i vitit 2020.

Gjatë ditës së sotme, komisioni kompetent do të mbajë mbledhje, do të shqyrtojë të dhënat epidemiologjike për zbutjen e mundshëm të masave dhe rihapjen e dyqaneve, por vetëm për marrjen e porosisë (“click away”) dhe vizitën në dyqan në një datë të caktuar paaprakisht (“click in shop”).

Vendimet përfundimtare të Qeverisë do të shpallen këtë pasdite në konferencën e rregullt për shtyp mbi situatën me Kovid-19 në vend.

Që nga fillimi i pandemisë në Greqi, janë regjistruar 147.283 raste  me Kovid-19, ndërsa kanë vdekur 5.387 persona.

Deri më tani, që nga 27 dhjetori i vitit 2020, përfshirë ditën e djeshme, janë vaksinuar 70.698 persona./MIA