Një mijë euro për 1 vit të kaluar në shërbim! Ushtarët që kanë mbushur 45 vjet do të fitojnë shpërblim financiarë nga ARM

TË FUNDIT

Ushtarët profesionistë mbi 45 vjeç tani do të kenë mundësinë të largohen nga Ushtria me shpërblim financiar, i cili arrijnë deri në një mijë euro për çdo vit të kaluar në shërbim. Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska theksoi se kjo marrëveshje është arritur me dialog dhe me iniciativën e Sindikatës përfaqësuese. Sindikata shprehu mirënjohje për vendimin, duke shpresuar se Kuvendi së shpejti do të sjell ndryshimet e Ligjit. Deri më tani, shteti ka pasur obligim që ushtarët profesionistë që kanë mbushur 45 vjet që t’i punësojnë në autoritetet shtetërore ose publike.

 “Sot dëshmuam edhe një herë se për kushtet e punës në Armatë nuk kujdesemi kohë pas kohe por këtë e bëjmë çdo ditë dhe vazhdimisht. Se ne vazhdimisht po plotësojmë armatën me ushtarë të rinj, por nuk harrojmë të kujdesemi për ata që e ndërtuan atë, që po e ndërtojnë atë dhe që kanë kaluar gjithë karrierën e tyre në ushtri”, tha Radmilla Shekerinska – Ministre e Mbrojtjes.