Një i vrarë në granatimet e një blloku apartamentesh në Kiev

TË FUNDIT

Të paktën një person është vrarë dhe tre janë plagosur pasi një ndërtesë banimi është goditur nga bombardimet në kryeqytetin Kiev, raporton TV shtetëror ukrainas.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës informoi se dy trupa u gjetën dhe tre persona u dërguan në spital, shkruan BBC.

Fotot e shpërndara nga Shërbimi tregojnë tym që del nga blloku nëntëkatësh, ndërsa zjarrfikësit përdorin shkallët për të shpëtuar banorët./21Media