Një i vdekur, 14 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit ka një person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 14 raste të reja, ndërsa janë shëruar nga Covid-19 edhe 12 qytetarë.

Sipas ministrisë, personi i vdekur gjatë 24 orëve të fundit është një grua nga Suhareka, ndërsa në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 171.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.705 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 159.045 doza të vaksinës. Deri më sot 30.552 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, ka bërë të ditur Msh./21Media