Një person është lënduar në incidentin kur një automobil u përplas në gardhin në hyrjen e zyrës së kanclerares gjermane Angela Merkel në Berlin, njofton DPA. Mjekët me ndihmën e shpejtë i ndihmojnë viktimës.
Sipas agjencive germane, gardhi i objektit nuk ka dëme serioze.
Policia gjermane informoi se drejtuesi i automjetit është në paraburgim.
Një automjet i drejtuar nga një person i panjohur sot është përplasur në gardhin e zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel në Berlin, thonë agjencitë botërore, por tani për tani nuk kumtohen hollësitë për aksidentin.
Sipas fotografive në rrjetet sociale, në automjetin që është përplasur te porta janë shkruar edhe porosi.
“Stop për politiken e globalizimit” dhe “Vrasës të mallkuar të fëmijëve dhe të moshuarve”, shkruan në derën e automjetit.
Në momentin e aksidentit kancelarja gjermane është përgatitur për takim virtual me kryeministrat e 16-të provincave me qëllim që të shqyrtohen masat e mëtejshme për parandalimin e përhapjes së koronavirusit./MIA
