Forcat kundërajrore të republikës së vetëshpallur Nogorno Karabah goditën një helikopter të aviacionit ushtarak të Azerbajxhanit që ka fluturuar përgjatë linjës së konfrontimit. Helikopteri më vonë është rrëzuar në territorin e Iranit fqinj, bëri të ditur sot përfaqësuesja e Ministrisë armene të Mbrojtjes Shushana Stepanijan.
Ministria e Mbrojtjes së republikës së vetëshpallur të Nagorno Karabahut bëri të ditur se ky incident i rrëzimit të helikopterit në territorin e Iranit nuk ka qenë i qëllimshëm.
“Fatkeqësisht, incidentet e këtilla janë të pashmangshme, sepse luftimet po zhvillohen jo shumë larg territorit iranian”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes./MIA
