Një grup i zemëruar dhe i dhunshëm religjioz i njerëzve dje i kanë vënë flakën një tempulli hindu në Pakistan dhe kanë tentuar që ta shkatërrojnë, shkruan “Gardian”.
Mijëra besimtarë, gjoja të udhëhequr nga klerikë islamik, kanë sulmuar një tempull hindu në fshatin Teri, në rajonin Karak, dhe kishin filluar t’i nxjerrin tullat nga objekti dhe pastaj e kanë djegur.
Gjatë incidentit në tempull nuk kishte njerëz.
Vendi i shenjtë, i ndërtuar në vitin 1919, para ndarjes së Indisë dhe Pakistanit, para pak kohësh ishte rinovuar me vendim të Gjykatës Supreme nga viti 2015.
Kjo është hera e dytë që tempulli të shkatërrohet, pas incidentit nga viti 1997, kur ishte shkatërruar nga një grup i fanatikëve islamikë.
