Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë u ka bërë thirrje punëdhënësve që, për shkak të temperaturave të larta të paralajmëruara në ditët në vijim, të zbatojnë masat për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve, përcjell TV21. Nga LSM kërkojnë që të kufizohet ose të ndërpritet puna në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta të ditës, si dhe të sigurohen kushte dhe mjete për mbrojtjen e punonjësve nga vala e të nxehtit. Sipas rekomandimeve të ISHP-së, periudha më e rrezikshme nga ekspozimi ndaj diellit direkt është nga ora 11:00 deri në 17:00, ndërsa masat e kujdesit duhet të vazhdojnë deri më 7 gusht.
