Një gjykatës në El Salvador ka dënuar një grua me 30 vjet burg pasi ajo pësoi një urgjencë mjekësore dhe humbi foshnjën që kishte në bark.
Dënimi i saj ishte tronditës edhe në El Salvador, një vend që ka një nga ligjet më të rrepta kundër abortit në botë.
Gruaja, e identifikuar vetëm si Esme, është e para në shtatë vjet që dënohet dhe burgoset. Presidentin i vendit Nayib Bukele, i cili e ka quajtur abortin një “gjenocid të madh “.
Dënimi u dha ndërkohë që të paktën 20 shtete pritet të ndalojnë abortin nëse Gjykata e Lartë e SHBA me shumicë konservatore rrëzon vendimin 49-vjeçar Roe kundër Ëade që garanton të drejtën për një abort.
“Ky dënim është një goditje ndaj përpjekjeve tona për të liruar gratë e burgosura padrejtësisht dhe një shkelje e Gjykatës Ndër-Amerikane të të Drejtave të Njeriut, e cila ka thënë se urgjencat obstetrike duhet të trajtohen si një problem shëndetësor”, tha Morena Herrera, presidente e grupit “VICE World News”.
