Lidhur me përgjimet, nga Prokuroria njoftojnë se një ekip i prokurorëve të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit mbrëmë ka zbarkuar në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, në këtë takim është rënë dakord që të zhvillohet dinamika për zbatimin e kontrollit të dokumentacionit me të cilin disponon ASK-ja.
Sipas Prokurorisë, për shkak se bëhet fjalë për dokumentacion voluminoz dhe të ndjeshëm, në bazë të të cilit duhet të sigurohen dokumente relevante, kontrolli do të zgjasë në periudhën e ardhshme, ndërsa do të ndërmerren edhe veprime të tjera parahetimore./TV21