“Kjo është kisha në fshatin Toplicë, për këtë kishë dje u protestua në komunën e Vrapçishtit, ku kryetari i komunës u bllokua në komunë për disa orë dhe nuk mund të dilte nga zyra e tij. Punët për ndërtimin apo renovimin e kishës u ndërprenë më 9 shtator me arsyetimin se punët janë pa leje dhe bllokon tokat që të çon në tokat e banorëve të fshatit Toplicë”, raporton Senat Zylbehari – gazetar TV21.
Gjatë ditës qëndruam edhe në fshatin Gallatë, i banuar me maqedonas, të cilët thonë se ata që protestonin dje nuk janë bashkëfshatarë të tyre, por nga Gostivarit. Sipas tyre mënyra se si po rinovohet kisha është e gabueshme.
“Ata që kanë hyrë të bëjnë kishën, jo ata me vetë dëshirë kanë ardhur aty, ata nuk janë nga fshati ynë dhe vijë nga fshatrat tjerë të bëjnë ato punë, nga Sushica janë nga Gostivari, ne dje mbajtëm një mbledhje në bashkësinë lokale dhe vendosëm që të ndërkrejmë punimet dhe të shohim, me dokumente tani janë të ndaluar”, tha një banor.
“Kishte dhe fshati ynë dhe nga fshatra tjerë që erdhën në mënyrë vullnetare me mekanizma që të pastrohet, kanë njerëz që duhet ta ndërpresin, ajo është komuna dhe qeveria dhe ta shohin si është edhe aty është”, tha një tjetër banor.
Ekipet e gazetarëve deri sa merrnin deklarata nga banorët e Gallatës, u penguan nga një banor tjetër. Rasti është denoncuar në polici, dhe ka reaguar edhe shoqata e gazetarëve për këtë akt.
Aleanca për Shqiptarët e Frontit Europian akuzoi u.d. kryetar i Gostivarit, Valbon Limanin, për afërsi me njërin nga organizatorët e protestave të djeshme në Vrapçisht. Duke folur për këtë, Limani tha se nuk e njeh personin dhe se nuk di se ai ka marr tender nga ana komunës.
“Ai është njërin nga qindra qytetarët që kam foto me sa duket ajo foto është para pesë apo gjashtë vitesh dhe shumica e qytetarëve që kanë bërë foto mund të keqpërdoren si në këtë rast. Unë mendoj se është qëllimi që të defukusohen qytetarët prej problemeve reale që janë krijuar gjatë këtyre 20 viteve. Nuk kam njohuri besoj se çështje tenderime është çështje e hapur dhe nuk kam informatë rreth kësaj”, deklaroi Valbon Limani – kryetar i Gostivarit.
Kryeministri Hristijan Mickoski incidentin e quajti të izoluar, prej të cilit është distancuar edhe peshkopi dhe banorët e fshatit Gallatë. Për kryeministrin është interesante që në rrjetet sociale janë publikuar foto të disa individëve që janë në shoqëri të figurave politike. Tha se incidente të tilla mund të priten edhe në të ardhmen.
“Duke marrë parasysh mbështetjen politike në Vrapçisht dhe strukturën policore në DPB Gostivar, kjo është pjesë e atij folklori për të mbjellë urrejtje etnike, do të ketë incidente të këtij lloji, sepse ne si qeveri, duke marrë parasysh ndryshimet e fundit në Ligjin për policinë, nuk mund të ndodhin ndryshimet në strukturat drejtuese”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
Kryetari i Vrapçishtit, Isen Shabani, aktin e djeshëm e quajti terrorist, pasi që personat që u futen në objekt nuk janë banorë të kësaj komune. Sipas Shabanit Vrapçishti është komunë multietnike dhe nuk do të lejojë gjëra të tilla në atë komunë.
“Kemi lënë hapësirë që ditën në vazhdim të shohim se kush qëndron parapa këtyre grupeve kriminale dhe bëjmë apel që edhe njëherë mos të përsëriten akte të tilla vandale me qëllime të brishta. (NGJITJE) Apel deri tek ata kriminelë që dje e bën aktin më të rëndë terrorist, ku pjesën tjetër duhet organet kompetente të merren me këtë akt, grup me shufra hekuri të futen në objektin komunal dhe me orë të tëra administratën komunale ta mbajtën mbyllur dhe kryetarin ta mbajnë mbyllur”, tha Isen Shabani – kryetar i Vrapçishtit.
Protestuesit që u arrestuan, mbrëmë janë lënë të lirë. Edhe pse njëri nga organizatorët kishte deklaruar në rrjetet sociale se do të protestohet para komunës, protestë sot nuk pati. Para komunës vazhdojnë të qëndrojnë forcat e rendit, por situata është e qetë edhe bashkëjetesa vazhdon si përherë.
