“Të drejtën e tyre të votës sot e shfrytëzuan të burgosurit dhe personat në paraburgim këtu në Institucionin korrekto-ndëshkues në Shutkë. Nga Këshilli Zgjedhor thonë se votimi po zhvillohet në rregull”, Svetllana Unkovska, gazetare.
Këtë mëngjes në orën 7 u hap vendvotimi 2969 në burgun e Shutkës, kurse të drejtën e votës e shfrytëzuan disa persona që janë në burg apo në paraburgim. Nga Këshilli Zgjedhor thonë se ka pasur interes për votim dhe kur ekipi ynë arriti atje rreth orës 13, nga gjithsej 208 të burgosur të regjistruar, kishin dalë mbi 45%. Por, megjithatë disa prej tyre nuk kanë mundur të votojnë, sepse nuk ishin në Listën Zgjedhore.
“Gjithçka është në rregull. Kanë dalë në votim rreth 96 votues. Votimi filloi në kohën e paraparë, respektivisht në orën 7”.
A ka pasur ndonjë problem?
“Deri më tani jo”, u shpreh Ratka Millevska, zv/kryetare e Këshillit Zgjedhor.
“Votimi po zhvillohet në mënyrë të mirë. Deri më tani nuk kemi regjistruar asnjë problem. Vendvotimi u hap saktë në kohë. Nga numri i përgjithshëm i të burgosurve të regjistruar – 208, deri më tani kemi dalje prej 45%”, deklaroi Sendat Memed, anëtar i Këshillit Zgjedhor.
Në ditën para mbajtjes së rrethit të dytë zgjedhor, përveç në burgun e Shutkës, u votua edhe në institucionet e tjera korrekto-ndëshkuese në vend. Në 13 burgje mbarë vendin, 1.640 të burgosur dhe persona që janë në paraburgim kishin mundësi ta realizojnë drejtën e tyre të votës.
Përgatiti: Svetllana Unkovska
