Një ditë para nisjes së agjërimit/Qytetarët bëjnë përgatitjet e fundit, ankohen për çmimet

TË FUNDIT

Besimtarët myslimanë po bëjnë përgatitjet e fundit, një ditë para nisjes së agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Bit Pazari në Shkup i stërmbushur me qytetarë që po blinin ushqimet dhe gjërat e nevojshme për ta nisur muajin e agjërimit.

Ankohen për rritjen e çmimeve të produkteve, por thonë se janë të detyruar t’i blejnë.

Me na tregu a jeni bërë gati për Ramazan me harxh?

-Po, po bëhemi çfarë të bëjmë.

-Si po ju duken çmimet në krahasim me xhepat tona, a janë të përshtatshme?

-Çmimet si zakonisht si kanë qenë gjithmonë, janë edhe tani.

– A ju duken më të shtrenjta tani para Ramazanit?

-Çka të them, njëjtë, si më herët, edhe tash.

–A jeni bërë gati për Ramazan me harxh?

-Po, po bëhemi kadal-kadal.

-Krahasim me periudhën tjetër, tani për Ramazan a mendoni se janë shtrenjtuar çmimet e produkteve?

-Po se di, mendoj se të njëjtat janë. Diçka ka më lirë, diçka më shtrenjtë. Mendoj se pak janë shtrenjtë.

-Po qysh nuk jemi bërë gati, patjetër se jemi bë gati.

-Si ju duken çmimet krahasuar me ditët tjera?

-Si çdo ditë, njëjtë është.

-A ju duken të shtrenjta çmimet e produkteve?

-Janë pak shtrenjtë po patjetër të hash.

Çmimet e produkteve bazë ende janë mbi nivelin mesatar. Një kilogram domate shitet rreth 100 denarë, fasulja 250-300 denarë kilogrami, orizi 90 denarë ndërsa patatet 50 denarë.

Përndryshe Qeveria dje solli vendim që të ngrijnë çmimet e vezëve dhe orizit ndërsa shitja e tyre do të bëhet në nivelin e çmimeve që kanë qenë deri më 15 mars.