Një ditë para fillimit të negociatave me BE-në/ Nga nesër në Maqedoni fillon procesi scrining – çfarë do të do të thotë?

TË FUNDIT

Pas 17 vite pritje, Maqedonia e Veriut do të bëjë hapin e parë nesër në Bruksel.

“Nuk do të ketë ndonjë ndërlikim, do të thotë nesër do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes qeverisë tonë dhe BE-së, ku do të prezantohen disa pika fillestare për hapjen e negociatave. Natyrisht e dimë që në vendin tonë po krijohet precedent që të mos shkojmë menjëherë në hapjen e negociatave për grupimet e të gjithë legjislacionit evropian.”- deklaroi Dimitar Nikollovski, Eurothink.

Me seancën e nesërme fillon procesi i skriningut në Maqedoni, i cili është një operacion formal dhe teknik që e kryen Komisioni Evropian, me qëllim të përgatitjes së negociatave për anëtarësim. Qëllimi i tij, nga njëra anë është të njohë vendet kandidate me trashëgiminë ligjore të Bashkimit Evropian dhe në këtë mënyrë t’i përgatisë ato për negociata. Nga ana tjetër, qëllimi është t’i mundësohet Komisionit dhe shteteve anëtare të vlerësojnë shkallën e gatishmërisë së vendeve kandidate.

“Do të fillojë me një proces skrining, të ashtuquajturin skrining dypalësh ose analitik, ku ekipe nga BE-ja do të vijnë tek ne për të parë se sa jemi në përputhje me legjislacionin evropian, përpara se të hapen grupimet dhe qeveria jonë do të prezantojë planin e saj, ekipet e saj dhe do të prezantojë gjithashtu planin për reforma.”- theksoi Dimitar Nikollovski, Eurothink.

Në Klik21 në mëngjes biseduam edhe me gazetarin Nikollaj Krstev nga Bullgaria i cili thotë se komentet janë pozitive në Bullgari pas nënshkrimit të protokollit me Maqedoninë.

“Në Sofje komentet janë pozitive. Ata japin shpresë se sot marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë zhvillim të ri pozitiv. Dhe nga këtu e tutje, shpresojnë të jenë në gjendje të zhvillohen në këtë mënyrë të re. Sigurisht që ka edhe një moment politik. Qeveria bullgare deklaroi se në protokollin e nënshkruar mbrohen interesat e Bullgarisë. Nga ana tjetër, jep shpresë se gjërat do të stabilizohen dhe do të shkojnë drejt një zhvillimi pozitiv për RMV-në.”- tha Nikollaj Krastev, gazetar nga Bulgaria.

Dimitar Nikollovski nga Eurothink, në paraqitjen e tij në “Click21” theksoi se qeveria e ka humbur rastin për t’ua komunikuar më mirë qytetarëve propozimin francez.

“Mendoj se qeveria këtu humbi një mundësi për të komunikuar shumë më mirë, për ta përtypur dhe për ta paraqitur atë propozim në elemente shumë më të vogla”- shtoi Dimitar Nikollovski, Eurothink.

Nikollovski shton se gjatë prezantimit të propozimit francez është lënë hapësirë ​​për një diskurs të nxitur nga emocionet.