“Një ditë edhe më speciale”, Clinton e priti presidenten e Kosovës me tortë ditëlindjeje në Bullgari

TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje festoi ditën e saj të lindjes. E në këtë ditë ka rastisur që të ftohet nga ish-sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, në ngjarjen e organizuar nga Clinton “Global Initiative” në Bullgari.

Osmani në Facebook ka publikuar një fotografi bashkë me Hillary Clinton, e cila e ka pritur presidenten me një tortë ditëlindje.

“Një ditë edhe më speciale, me miken e madhe të popullit tonë, Sekretaren Hillary Clinton”,  është përshkrimi i Osmanit në Facebook, ku ka publikuar një fotografi nga kjo pritje./21Media