Kjo është godina e cila do të shndërrohet në objekt të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
E në këto hapësira të cilat do të adaptohen, do të zhvillohen ligjëratat.
Pasi bënë vizitë brenda e jashtë, lideri dhe përfaqësuesit e BDI-së bashkë me rektorin e Universitetit dhe profesorët, panë nga afër edhe objektin e rrënuar i cili po ashtu do të jetë në funksion të këtij universiteti. Zeqiri i shpjegon Ahmetit se ku është më e përshtatshme të bëhet hyrja.
-Ajo rruga lart është e ushtrisë dhe është problem shumë, sepse nuk kemi qasje, për ta bërë një rrugë më poshtë nuk duket bukur. Kjo domethënë, shihet edhe ku kalojnë veturat, edhe prej ambasade vijnë këndej…
Projekti përfundimtar i rinovimit të njërit nga objektet të Kazermës “Ilinden” duhet të përfundoj në janar. Pas çka do të nisin edhe punimet.
“Lejen e rikonstruimit e kemi marrë në muajin e pestë, në muajin nëntor kemi filluar me punë ne eliminimin e objekteve, të cilat janë më të rrënuara dhe për këtë dëshiroj ta falënderoj, një falënderim të madh për të gjithë ju që dhatë kontribut për të na bërë me shtëpinë tonë, duke filluar nga ju z. Ahmeti, nga secili ministër, zv/ministër, deputet”, tha Izet Zeqiri – rektor i UNT.
Për cilësinë e këtij institucioni arsimor foli Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.
Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari Ahmeti, i cili foli shkurt për rëndësinë e ndërtimit të këtij objekti.
Universiteti u themelua në dhjetor të vitit 2015, ndërsa që në 2016 u tha se toka në kazermën Ilinden është ndarë që të jetë në shërbim të këtij universiteti.
Sipas projektit punimet duhet të përfundojnë deri në prill të vitit 2023.
