Nis takimi Rama-Osmani në Prishtinë

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Më pas, ai do të zhvillojë një takim edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në kuadër të axhendës së tij, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala. Gjithashtu, ai do të mbajë një leksion të hapur me studentët e Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, si dhe me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.