Më në fund rruga “Dame Gruev” nisi të rikonstruktohet!
“Pas shumë vitesh pritje, ka filluar të rikonstruktohet një prej rrugëve më kryesore të Shkupit, rruga “Dame Gruev”.
Mjetet financiare për rikonstruktimin e kësaj rruge janë të siguruar nga Qyteti i Shkupit, tregon drejtori i Ndërmarrjes “Rrugë dhe rrugicat” Sait Saiti.
“Duke filluar me fazën e parë më sanimin e bordurave dhe trotuareve, por pas përfundimit të sanimit të bordurave dhe trotuareve do fillojmë me rikonstruimin e rrugës. Fazën e parë e kemi filluar prej te rruga “Maqedonia” deri te Kuvendi, faza e dytë prej të rruga “Paloma Bjanka” deri në rrugën “Maqedonia”- deklaroi Sait Saiti, drejtor i ndërrmarrjes “Rrugë dhe Rrugica”.
Edhe pse është një ndër rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit, e cila të lidh me shumë institucione, me vite të tëra është e shkatërruar dhe me gropa. Hiç më mirë nuk është as rrugica që nga rruga “Dame Gruev” të çon deri te Gjykata Administrative, e cila para pak muajsh u transferua këtu. Përgjegjëse për këtë rrugë është Komuna Qendër, nga e cila nuk morëm përgjigje nëse planifikojnë rikonstruktim.
