Nis asfaltimi i rrugës Gradsko-Prilep, arteries kryesore që lidh vendin me Greqinë dhe Shqipërinë

TË FUNDIT

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrje Publike “Rrugë Shtetërore”, Ejup Rustemi sot realizuan mbikëqyrje në rehabilitimin e rrugës rajonale Gradsko-Prilep në kalimin Pletvar, përcjell TV21. Rrustemi tha se tashmë ka nisur asfaltimi i kësaj arterie rrugore prej 19 kilometrave, që lidh vendin me dy shtete fqinje si Greqia dhe Shqipëria.

“Sot jemi pikërisht në këtë arterie kryesore që lidh rajonin e Pellagonisë, e cila është pjesa joperëndimore e vendit, që lidhet me dy shtete fqinje, Republikën e Greqisë dhe Republikën e Shqipërisë. Pikërisht kjo rrugë, që është një ndër rrugët më frekuentuese, prandaj edhe ne si ndërmarrje publike Rrugët shtetërore bashkë me Qeverinë jemi duke investuar në këtë arterie që është edhe korridori 10D”, tha mes tjerash Rustemi duke shtuar se për rehabilitimin e kësaj rruge është marrë kredi prej 4 milionë eurove nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Dua të apeloj deri tek të gjithë shoferët që të kenë durim, me qëllim që të zhvillohet sigurt komunikacioni në këtë periudhë deri sa kryhet rehabilitimi. Kjo vjen në kohën kur në mënyrë aktive ndërtojmë rrugën ekspresë nga Gradsko në Prilep”, tha mes tjerash Boçvarski.