Familja e 19-vjecarit nga Kërçova ka hedhur poshtë pohimet e se djali i tyre është i infektuar me COVID-19.
“Nipi im nuk ka koronavirus, ai po trajtohet në Spitalin “8 Shtatori” nga një sëmundje tjetër. Ministria e Shëndetësisë paraqiti edhe një rast të ri me COVID-19 në Kërçovë, përshkrimi i personit çon te nipi im, por ai është testuar dy herë dhe ka dalë negativ” tha për TV21 Spase Damjanovski nga Kërçova.
19-vjeçari është me pneumoni. Ai është hospitalizuar fillimisht në Repartin Infektiv në Ohër, sepse në Kërçovë nuk e kanë pranuar, thotë xhaxhai i tij. Aty i janë bërë dy teste për COVID-19, të cilët kanë rezultuar negativ. Më pas për shkak të përkeqësimit të gjendjes, 19-vjeçarin e kanë transferuar në Spitalin “8 Shtatori”. Në këtë spital nuk kanë dashur ta pranojnë sepse nuk ka pasur korona, por e kanë hospitalizuar, ku e kanë testuar edhe dy herë dhe ka rezultuar sërish negative.
Për 10 ditë i janë bërë 4 teste, rrëfehet xhaxhai i tij Spase. Ai tha se është ankuar në disa organe, ka shkuar në polici, ka telefonuar edhe kryetarin e Komunës së Kërçovës, por askush nuk ia ka dëgjuar hallin. Ndonëse ai dhe familja e tij nuk kanë nënshkruar asnjë deklaratë për vetizolim dhe nuk i ka ardhur asnjë dokument, ato po qëndrojnë në izolim dhe po i ruan policia që të mos dalin jashtë që nga e dita e hënë.
Në lidhje me rastin, TV21 dërgoi pyeti Ministrinë e Shëndetësisë nga ku na thanë se pacineti në fjalë ka rezultuar pozitiv për virusin në mostrën e marrë më 12 prill.
Nga atje thonë se në periudhën nga 6 deri më 12 prill, pacienti është hospitalizuar në repartin infektiv në Spitalin e Ohrit përshkak të bronkopneumonisë dhe është trajtuar me terapi të dyfishtë me antibiotikë. Më përpara, sqarojnë nga MSH, pacienti për më shumë se një muaj është mjekuar nga mjeku i tij amë.
“Pas pranimit në spital, për shkak të simptomeve që kanë treguar për COVID-19, më 7 prill pacientit i është marrë mostër ndërsa rezultati i të njëjtit ka qenë negativ. Më pas sërish më 12 prill i është marrë mostër e cila ka dhënë rezultat pozitiv” thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
