Katica Nikolovska në emisionin e sotëm në ClickPlus në TV21 tha se pensionisti nuk mund t’i japë tre banesa një zyrtari.
“Në punën tonë të deritanishme dhe në atë që dihet publikisht në Maqedoni derisa jemi në detyrë, të gjithë fshehin në një farë mënyre atë që e kanë fituar në mënyrë të paligjshme apo të kundërligjshme. Pasuria dhurohet dhe askush nuk shkon dot më tutje për të hetuar nëse donatori ka pasur histori kriminale dhe ka pasur për të dhënë donacion ”, tha Nikolovska.
Ajo thotë se një pensionist nuk mund t’i dhurojë tre banesa një zyrtari.
“Antikorrupsion ka limit në mandatin e hulumtimit të pronave të zyrtarëve, gjegjësisht të personave të zgjedhur. “Nuk mund të hapim origjinën e pronës për ish-zyrtarët”, thotë Nikolovska.
