Lupço Nikollovski, bartësi i listës në NJZ 3 nga koalicioni Mundemi, sot tha se udhëheqim fushatë me koncepte, projekte konkrete dhe shifra të sakta.
Rroga minimale ishte 9 mijë denarë, tani është 14.500, do të jetë 20.000 denarë në mandatin tonë të ardhshëm, ndërsa rroga mesatare do të arrijë 34 mijë denarë deri në fund të mandatit. Me plane dhe shifra të sakta duhet të ballafaqohemi me ofertën e VMRO-DPMNE-së. Por atje ka vetëm propagandë. Gojën e kanë plot me patriotizëm”, deklaroi Lupço Nikollovski nga LSDM.
