Nikollovski u jep shpresa bujqve të Prespës! Qeveria arrin marrëveshje më vreshtarët, ata mbetën gjysmë të kënaqur!

TË FUNDIT

Bujqit e Prespës protestuan për shkak mos pagesës së dëmit që u është bërë gjatë reshjeve që në vitin 2016 e deri më sot. Të revoltuar ata kërkuan nga Qeveria që në kohë sa më të shkurtër të paguajnë dëmshpërblimet e tyre, sepse në të kundërtën nuk do të mund të vazhdojnë me prodhimin e mollëve.

Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski i pyetur nga TV21, tha është sjellë metodologji e re për përcaktimin e dëmeve, janë bërë elaborate të reja, është formuar komision i ri qeveritar  dhe të martën ky raport, është miratuar nga ana e Qeverisë.

 “Është e përfshirë edhe komuna e Prespës dhe besoj se të gjithë këto të paguhen në kohën sa më të shpejtë të mundur. Ministria e financave do të njoftojë për atë megjithatë atë që duhej qeveria ta bëjë e bëri të martën është miratuar ky raport që përshinë 29 komuna dhe shuma e dëmeve është rreth 300 milion denarë”, tha Ljubço Nikollovski, ministër i Bujqësisë.

Në gjendje të vështirë kanë qenë edhe vreshtarët me çmimin e blerjes. Qeveria njoftoi se kanë arritur marrëveshje me vreshtarët dhe  kjo e fundit ka ndarë 4 milionë euro për vreshtarët.

Vreshtarët thanë së i bie që ata do të marrin 2 denarë në një kg rrush që është një shumë e vogël.

 “Po luftonim dhe ja tani diku me këto 2 denarë, menduam se do të jetë më shumë por ja, për ne vreshtarët është pak ngushtë kur e dimë së të gjithë repromatrialet çdo gjë është shtrenjtuar ne duhet të gjithë ta financojmë dhe ne fund çka do të mbetet për ne nuk e dimë”, theksoi Trajqe Kulev, kultivies rrushi.

Vreshtarët shpresojnë që në të ardhmen qeveria t’i marr më seriozisht dhe t’ju ndihmojë, sepse siç thonë ata ky sektor i bujqësisë është vërtetë në gjendje të vështirë. E nga ana tjetër Kryeministri Dimitar Kovaçevski marrëveshjen me vreshtarët e quajti historike  me çmimin më të lartë të blerjes së rrushit nga vreshtarët.