Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikolovski, sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se nga bujqësia jetojnë rreth 150.000 familje.
Sipas tij, numrat konkretë do të dihen vitin e ardhshëm me regjistrim.
“Ne po përgatitemi seriozisht edhe për atë temë, në tetor të vitit 2023 do të bëhet regjistrimi gjithëpërfshirës i bujqësisë”, thotë Nikolovski.
