NIKOLLOVSKI ME KËRKESË NGA EURO-DEPUTETËT, “SHQIPËRIA E TËRHEQ PAS MAQEDONINË”

TË FUNDIT

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski, si mysafir nderi në Këshillin e Evropës, merr pjesë në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, ku  nesër do të zgjidhet sekretari i ri gjeneral. Nikollovski thotë se gjatë kohës së qëndrimit në Strasburg ka pasur disa takime bilaterale, ndërsa temë ka qenë gjendja politike në Maqedoni. Siç thotë ai, në takimet është konstatuar se Maqedonia që dy vite me radhë nuk merr datë për fillimin e negociatave aderuese për shkak të reformave që, siç thotë ai, nuk i zbaton Qeveria e Zaevit. Njëkohësisht, Nikollovski pohon se në takimet me një pjesë të euro-deputetëve është konkluduar se për Maqedoninë është keq që është në grup me Shqipërinë. Gabimi më i madh strategjik që Qeveria e Zaevit e ka bërë marrëveshja me Edi Ramën që Maqedonia dhe Shqipëria të hyjnë në grupin e njëjtë, thotë Nikollovski.

“Grupi me Shqipërinë është e keqja më e madhe dhe problemi më i madh që mund t’i ndodh euro-integrimit të Maqedonisë dhe andaj apeloj dhe iu luta të gjithë atyre që i takova që të bisedojnë me ministrat e tyre për punë të jashtme, me kryeministrat dhe të kërkojnë ndarje të Maqedonisë dhe Shqipërisë, me qëllim që Maqedonia të ecë përpara”, deklaroi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski.