Nikollovski: Jemi duke zhvilluar një koncept për të vënë në punë tokën bujqësore private

TË FUNDIT


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Ljupço Nikolovski, sonte në emsionin “Click Plus” në TV21 theksoi se është duke u zhvilluar një koncept për vënien në funksion të tokës bujqësore private. Ai thotë se kjo po bëhet për herë të parë në vendin tonë.

“Ne kemi një projekt specifik në FAO, sot i kemi marrë të dhënat konkrete, bashkë me zyrën e FAO-s do t’i publikojmë në ditët në vijim. Jo vetëm sa tokë të punueshme kemi, tokë bujqësore shtetërore por edhe private sepse po zhvillojmë konceptin se si të vëmë në punë tokën bujqësore private në kohë krize”, thotë Nikollovski.