Nikolloski: Nuk kemi vendosur ende nëse do të futemi në qeverinë teknike, ka argumente pro dhe kundër

TË FUNDIT

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski, sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi se ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në Qeverinë teknike apo jo.

“Nuk kemi vendosur nëse do të marrim pjesë në qeverinë teknike. Ka argumente pro dhe kundër. Thelbi është mbrojtja e procesit zgjedhor dhe ne duhet të mendojmë në këtë drejtim. Sinjalet e fundit nuk duken mirë. Është e sigurt se të gjithë presin fitoren e VMRO-DPMNE-së dhe është e sigurt që kjo strukturë qeverisëse do të shkojë në opozitë, sepse ne nuk planifikojmë bashkëpunim me LSDM-në dhe BDI-në. I ka kapluar një panik i tillë që nuk ka dyshim se si do të zhvillohen zgjedhjet”, tha Nikoloski.