Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së dhe deputet aktual Aleksandar Nikollovski sot deklaroi se ligji për subvencionim të pagave nuk është dorëzuar në Kuvend dhe se ai nuk mund të votohet për pesë ditë që do të thotë se kompanitë nuk do të marrin mbështetje financiare për tetorin.
“Atë që mund ta them si deputet në Kuvendin e Maqedonisë është se që të profunksionojë ai ligj duhet të miratohet deri më 1 nëntor, sepse paga për muajin paraprak jepet në muajin e ardhshëm. Ligji ende nuk është dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë. Ka disa paralajmërime se do të arrijë të hënën ose të martën. Kuvendi sikur të jetë noteriat, ndërsa jo Kuvend, nuk mundet për pesë ditë ta përfundojë punën. Kjo është një sjellje joserioze nga ana e Zoran Zaevit dhe nga përgjegjësit tjerë. Paralajmërojnë ligj dhe nuk e dorëzojnë në Kuvend, që në fund ta dorëzojnë prej 5 deri në 12 dhe presin masat të realizohen, që direkt e rrezikon ekonominë”, deklaroi Nikollovski.
Sipas tij, keq po menaxhohet edhe sektori i shëndetësisë, që siç tha, është në kolaps.
