Një ish deputete nga Strumica është e akuzuar për veprën e vazhduar penale Mashtrim në shërbim, rast në kuadër të lëndës “Drumarina” që e ka udhëhequr ish PSP.
Ajo ngarkohet se prej vitit 2011 deri vitin 2015 deri te shërbimet e Kuvendit ka dorëzuar fatura të rreme fiskale nga pikëpagesat, si të ketë realizuar 904 udhëtime për shkak të pranisë në seanca në periudhën e cekur, pas çka e ka mashtruar personin e autorizuar në Kuvend që të kryejë pagesë joligjore të mjeteve për harxhime rrugore me vlerë të përgjithshme prej 6.458.551 denarë.
“Prokuroria themelore publike Shkup ka parashtruar Aktakuzë kundër një personi për veprën e vazhduar penale – Mashtrim në shërbimin nga neni 355, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me nenin 45 paragrafi 3 nga Kodi penal. Bëhet fjalë për lëndën në opinion të njohur si ‘Drumarina’, për të cilën procedurën hetuese e ka udhëhequr Prokuroria publike për ndjekjen e veprave penale lidhur dhe të cilat dalin nga përmbajtjet e ndjekjes joligjore të komunikimeve”, kumtoi Prokuroria publike.
E akuzuara në periudhën prej 01.01.2011 nga deri 16.12.2015, si person zyrtar – deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me qëllim që për vete të përfitojë dobi pronësore joligjore, ka kryer disa veprime të ndërlidhura, që paraqesin realizim të shumëfishtë të veprës së njëjtë. Ajo deri te shërbimet e Kuvendit ka dorëzuar fatura të rreme fiskale nga pikëpagesat, si të ketë realizuar 904 udhëtime për shkjak të pjesëmarrjes në seancat në periudhën e cekur, me çka e ka mashtruar personin e autorizuar në Kuvend që të bëjë pagesë joligjore të mjeteve për harxhime rrugore me vlerë të përgjithshme prej 6.458.551 denarë.
Nga fillimi i vitit 2011, e akuzuara ka pasur vendosje – banesa në Shkup dhe nuk ka udhëtuar për të marrë pjesë në çdo seancë në Kuvend në relacionin nga Strumica për në Shkup dhe anasjelltas, ndërsa faturat e rreme fiskale janë siguruar nga persona tjerë të cilët kanë udhëtuar.
