Në shenjë të ditës ndërkombëtare të vallëzimit, Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantohet me premierën “Ngjyrat e vallëzimit.
“Ngjyrat e vallëzimit”, është premiera e dytë me radhë sa i përket vitit 2015-të, për Baletin Kombëtar të Kosovës. Ky vallëzim vjen nën koreografinë e koreografit turk, Mehmet Ballkan.
“Jam shumë i nderuar që jam përsëri në Baletin e Kosovës, për të realizuar krijimin e ri, kjo ishte edhe një eksperiencë shumë e mirë. Këtë herë do të shohim një vallëzim më ndryshe, pasi që është një ndërlidhje e klasikes dhe modernes. Storja kryesore e kësaj shfaqje është dashuria.Siç ka qenë storja e dashurisë së Adamit dhe Evës apo Romeos dhe Zhulietes. Storiet nuk ndryshojnë asnjëherë, por ne e kemi paraqitur nga këndvështrimi tjetër”, tha koreografi Mehmet Ballka,në konferencën e sotme për media
Gjithashtu edhe balerina dhe njëherit asistentja e Ballkan,Edhe Jeta Musolli balerine dhe asistente e Ballkan thotë që është e kënaqur nga bashkëpunimi dhe se është hera e tretë që punojmë së bashku në projekte të tilla.
Premiera e shfaqjes së baletit “Ngjyrat e vallëzimit” do të jepet të mërkurën duke filluar nga ora 20:00
