1304. – Lindi poeti Petrarka (emri i vërtetë Françesko Petrarka), i njohur për përmbledhjen e tij të soneteve me titullin “Për Laurën”.
1621. – Pjetër Budi emërohet ipeshkv i Sapës dhe Sardës, përkatësisht i tërë krahinës së Zadrimës.
1654. – Portugalia vihet nën kontrollin anglez, duke zbatuar kështu traktatin anglo-portugez të firmosur më parë.
1785. – Lindi Mahmudi II, sulltani i Perandorisë Otomane nga viti 1808-’39.
1795. – Erdhi në pushtet themeluesi i Egjiptit modern, shqiptari Mehmet Ali Pasha. Një nga kontributet më të mëdha të tij ishte se që në vitet e para te pushtetit te tij, ai kërkoi të krijojë një Egjipt modern dhe per kete ai nuk veshtroi nga Stambolli, por nga Evropa e qyteteruar dhe së pari nga Franca.
1819. Republika e Kolumbisë fitoi pavarësi. Ishte koloni spanjolle nga viti 1509. – Festë kombëtare e Kolumbisë.
1847. – Lindi piktori gjerman Maks Liberman, përfaqëuses më i rëndësishëm i impresionizmit gjerman.
1913. – Turqia rihyn në konfliktin ballkanik dhe pushton Adrianopojën, që i përkiste Bullgarisë.
1917. – Në paktin e Korfuzit, serbët, kroatët dhe sllovenët bien dakord për të formuar një bashkim të tyre, të quajtur Jugosllavi.
1969. – Astronauti amerikan, Nill Armstrong, zbret nga moduli hënor “Eagle”, duke u bërë kështu njeriu i parë që ecën në Hënë.
1988. – Afrika e Jugut, Kuba dhe Angola, bien dakord në princip për një plan që i jepte fund luftës në Angola dhe i dhuronte pavarësinë Namibisë.
1992. –Havel rrëzohet si president i Çekosllovakisë, ndërsa vendi shkonte gjithnjë e më shumë drejt ndarjes përfundimtare.
1994. – Ministri i Jashtëm izrealit, Simon Perez, bëhet funksionari më i lartë izrealit, që shkel në Jordani.
1998. – Katër punonjës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara vriten në ish-republikën sovjetike të Taxhikistanit.
1999. – Në Jeruzalem u zhvillua takimi i parë në nivel ministerial midis izraelitëve dhe palestinezëve.
2000. – Vietnami në Ho Shi Min (ish Sajgoni) hapi bursë.
2000. – Pas afro 1500 vjetësh pasi panë luftrat deri në vdekje, një audiencë në Koloseun e Romës, pa një spektakël. Por, këtë herë ishte një dramë e Sofokliut dhe jo gladiatorët.
2001. – Shkrimtari belg, që krijoi personazhin komik të librave, Lucky Luke, “Kaubojin që rreh hijen e tij “, ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare.
2003. – Të paktën 300 civilë vriten dhe 200 të tjerë plagosen si pasojë e sulmeve të ndërmarra nga trupat qeveritare kundër fshatrave në perëndim të Sudanit.
2006. – Vdiq Zherar Uri, njëri ndër regjsorët më të njohur francez. Ishte i njohur sipas komedive të zhurmshme, të incizuara në vitet e 60-ta dhe 70-ta të shek 20, në të vilët kanë luajtur komikët legjendar francez Burvil dhe Luj de Fin. komedia e tij “Aventura e madhe” e kanë parë 17 milionë shikues në Francë dhe më shumë se 30 vjet ishte filmi më i popullarizuar në vend, deri në vitin 1998, ku primati ia morri filmin “Titanik” të regjisorit Xhejms Kameron. Ka incizuar 17 filma. Është i lindur në Paris në vitin 1919.
