Nga Zaporozhja në Strugë! Familja ukrainase strehohet nga një familje strugane

TË FUNDIT


Mes plumbave e bombardimeve një familje nëntë anëtarëshe iku nga Zaporozhja e Ukrainës dhe është strehuar në Strugë.

Pas tmerrit që kanë kaluar, tani ndihen të sigurt, por janë të shqetësuar për familjarët dhe miqtë e tyre që kanë mbetur atje.

Volodomir Teretjatko rrëfen për TV21 për rrugën që ka përshkuar për të arritur deri në Maqedoninë e Veriut, vetëm me fëmijë dhe gra dhe si amanet ka marrë shoqen e vajzës së tij të madhe, prindërit e së cilës kanë qëndruar në Ukrainë për të ndihmuar.


“Po pjesa më e madhe është familje por me vete kemi një vajzë, është shoqja e vajzës time të madhe, prindërit e saj nuk mund të vinin nga qyteti ynë dhe na kërkuan për ta marr atë me vete”, tha Volodomir Teretjatko, refugjat ukrainas.

Volodomiri thotë se njerëzit në Strugë janë shumë të mirë dhe mikpritës.

Këtu njerëzit janë shumë të mirë, është një vend shumë i bukur, ka qetësi.”


Rufije Hani, zonja e shtëpisë që ka hapur derën për këta ukrainas, thotë se ndihen të kënaqur me mysafirët e tyre dhe janë të lumtur që po ndihmojnë.


“Jemi të gëzuar që arritëm ti ndihmojë diçka në njëfarë mënyre, meqë s’mundemi ndryshe”, theksoi Rufije Hani, strehuesja e refugjatëve.

E Vlodomiri, duke folur për pushtimin rus në Ukrainë, e quajti një katastrofë të vërtetë, por gjithashtu shton se edhe shumë rusë nuk pajtohen me luftën në Ukrainë, për të cilën shpreson se do të përfundojë sa më shpejtë.

“Është shumë e vështirë, është katastrofë e madhe për ukrainasit. Kemi gjithçka që na duhet, falemnderit  maqedonasve dhe shqiptarëve, të gjithëve në shtet, jeni shumë të mirë…”