Greqia nga vendi i pestë, tanimë është në vendin e katërt si partner tregtarë i RMV falë bashkëpunimit intensiv që buron nga Marrëveshja e Prespës tha ministri Bujar Osmani në takimin me kolegun e tij grek, Nikos Dendias. Fqinji jugor tashmë ka më shumë se 1 miliardë investime në vend dhe më shumë se 20 mijë vende pune. Para fillimit është implementimi i interkonektorit të gazit me Greqinë.
“Indikatorët më të mirë se po zhvillohen raporte politike në drejtim të mirë janë indikatorët ekonomik. Ishte kënaqësi që t’i tregojmë numrat për këta 8 muaj të këtij viti të cilat tregojnë rritje për 20% të këmbimit tregtarë mes R. së Greqisë dhe RMV, ku këmbimi tregtarë ka arritur 400 milion euro”, deklaroi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
Dendias përshëndeti treguesin tonë për adaptim i cili, siç tha, është shumë i lartë dhe vendimin që të largohemi nga ideja e shekullit 19 dhe të orientohemi drejt shekullit 21. Kënaqësi shprehu për ndryshimin e emrit të rrugës nga “Filipi i dytë” në “Stiv Naumov” dhe emrin e ri të Muzeut arkeologji – Muzeu arkeologji i RMV.
“Do të doja të shpreh kënaqësinë time për hapat tuaja për largimin e tabelës që gjendej para ndërtesës ku jemi ne, tabela ishte e vendosur në kohë të tjera dhe kishte të bënte me Filipin e dytë, babanë e Aleksandrit të madh. Jemi marrë vesh që paraardhësit tuaj nuk kanë qenë në ishullin ballkanik në atë periudhë dhe se nuk ka mundësi që të kenë luftuar nën udhëheqësinë e Aleksandrit të madh në thellësinë e Azisë”, u shpreh Nikos Dendias – ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë.
Falë marrëdhënieve të mira fqinjësore, ka pasur reagim të shpejtë për shuarjen e zjarrin në Gjevgjeli. Osmani gjithashtu shprehu mirënjohje për 20,000 vaksinat që vendi ynë mori nga Greqia. Bisedohet për hapjen e pikave të reja kufitare, por ende nuk kanë përgjigje konkrete. Bashkëpunimi i ndërsjellë në trajtimin e krizës së emigracionit ishte gjithashtu një nga temat e bisedës midis Osmanit dhe Dendias.
