Nga Rolls-Royce thonë se kanë prodhuar avionin elektrik më të shpejti në botë

TË FUNDIT

Rolls-Royce beson se avioni i saj elektrik është më i shpejti në botë. Kompania britanike, thotë se ka arritur të ndërtojë dhe të ngrejë në fluturim një avion me motor të gjithin elektrik, me një shpejtësi 623 km/h. Sipas Rolls-Royce kjo shpejtësi është realizuar në fluturimin eksperimental të kryer më 16 nëntor. Shifra është dërguar për verifikim te Federata Botërore e Sporteve Ajrore.

Shpejtësia u arrit nga piloti testues Phill O’Dell. “Kjo është pika kulmore e karrierës sime dhe një arritje e jashtëzakonshme për të gjithë”, tha ai pas fluturimit.

Rolls-Royce tha se avioni, i quajtur Spirit of Innovation (Shpirti novator) fluturoi me një shpejti mbi 213 km/h më shumë se sa avioni që mbante rekordin e mëparshëm, i prodhuar nga Siemens, në vitin 2017.

Kompania e famshme tha gjithashtu se mendohet që avioni i saj të ketë thyer edhe rekordin për mjetin fluturues që ngjitet më shpejt në 3 mijë metra lartësi, për rreth 200 sekonda, duke thyer me 60 sekonda rekordin e mëparshëm.

Avioni ka një motor elektrik 400kW, të barasvlershëm me 535 kuaj fuqi të një supermakine të shpejtë, që është në gjendje të karikojë 7500 telefona celularë.

MARKETING I PAGUAR POLITIK